Grupi mercenar i Rusisë, Wagner, po “përfiton” nga paqëndrueshmëria në Niger, i tha BBC-së Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Vendi është qeverisur nga një junta pas rrëzimit të presidentit, Mohamed Bazoum, gati dy javë më parë, shkruan BBC.
Ka pasur sugjerime që krerët e grushtit të shtetit kanë kërkuar ndihmë nga Wagner, i cili dihet se është i pranishëm në Malin fqinj.
Blinken tha se ai nuk mendon se Rusia ose Wagner nxitën grusht shtetin në Niger.
Megjithatë, ShBA-të ishin të shqetësuara për grupin që “ndoshta do të shfaqej” në pjesë të rajonit të Sahelit, tha ai për programin Fokus në Afrikë të BBC-së.
“Unë mendoj se ajo që ndodhi dhe ajo që vazhdon të ndodhë në Niger nuk ishte nxitur nga Rusia apo nga Wagner, por… ata u përpoqën të përfitonin prej saj. Çdo vend i vetëm ku ky grup Wagner ka shkuar, vdekja, shkatërrimi dhe shfrytëzimi kanë pasuar,” tha zoti Blinken.