Deputetja e PDK-së, znj. Blerta Deliu, njofton se ka ngritur padi për shpifje ndaj ministres së Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu.
“Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi.
Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar.
Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, Ministre!”, shkruan Blerta Deliu.
Kështu deklaroi në ATV, ministrja e Drejtësisë, Haxhiu:
“Zonja Deliu Kodra, s’ka çare pa i kthy paret e Ministrisë edhe të buxhetit të shtetit sepse i ke marrë 2500 euro pare të qytetarëve edhe s’ke bo za. Me ligj paguhesh vec nëse shkon në Komision, ajo s’ka shku edhe u pagu.
Po kur i del 250 euro ma shumë, a hic nuk ta prenë mendja me thanë kadal bre. Komisioni i kompenson viktimat e krimit, kjo përkundër faktit që nuk ka shku në Komision, më shumë se që ka shku”, thotë ajo