Shndërrimi i Ditës së Evropës në ditë feste zyrtare në Kosovë, është produkt i kohës së shpalljes së pavarësisë. Ajo ishte kohë e euforisë, entuziazmit dhe naivitetit të madh raporton Gazeta Papirus.
“Me naivitet besonim se, meqë Kosova ishte bërë shtet, tani çdo gjë do të shkonte mirë dhe shpejt, përfshirë edhe integrimin në BE. Prandaj, pse të mos festonim”shkruan Latifi.
Por, ajo që kalon më shpejt, është vetë euforia. Vendin e saj e zë zhgënjimi, i cili vjen për të na dhënë leksionin se gjërat e mira nuk bëhen lehtë dhe shpejt, dhe se politika, sa është art i zgjidhjes së problemeve të shoqërisë, po aq di të bëhet edhe art i krijimit të tyre. Fatkeqësisht kjo e dyta ka vite që predominon tek ne. Prandaj Dita e Europës, në vend të festës, realisht paraqet një farsë./Gazetapapirus.com/