Profesori Blerim Latifi është përplasur mbrëmë në emisionin “Pressing” në T7, me analistin Rrong Gjinovci.
E gjitha nisi pasi profesori Latifi tha se “unë e kam mbajtur mitrolezin në shpinë, mos më trego për UÇK-në ti. Ti je i vogël mem kallxu për UÇK-në, dy muaj kam luftu në Koshare, mitrolezin në shpinë, mos më kallxo për luftë ti”, i tha Latifi analistit Gjiovci.
Gjinovci ia kthej duke i thënë “çka po don tash, a me të bo milioner a. Ju që keni luftu mendoni tash me ju bo milionera. Çka ka lidhje që e ki majt mitrolezin?”.
Latifi tha se atë ditë që ka përfundu lufta e kam dorëzuar pushkën, edhe kurrë më se kam përdor, as me përfitu kurgjë, as me gju në dasma.https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FTelevizioni7%2Fvideos%2F149390793658352%2F&show_text=0&width=560