Filozofi Blerim Latifi, ka thënë se kushdo që e vjedh shtetin duhet të përfundojë në burg. Ky reagim erdhi pas aksionit të Inspektoratit të Policisë, ku të arrestuar mbetën 48 zyrtarë policorë.
“Kush e vjedh shtetin duhet me përfundu në Dyz dhe Dubravë! S’ka formulë tjetër nëse duam që përnjëmend me pasë shtet,” – thotë Latifi.
Ndër të tjera, filozofi e vlerësoi qeverinë e Kurtit, duke thënë se asnjë qeveri, si kjo e tanishmja, nuk e ka luftuar krimin e organizuar.
“Sot paska filluar një goditje e madhe e krimit të organizuar në Policinë e Kosovës. Mbi 40 zyrtarë policorë, përfshi komandantë të pikave doganore, qenkan prangosur. Aksioni qenka duke vazhduar.
Ne mund ta kritikojmë qeverinë e Kurtit për shumë gjëra që i ka bërë keq gjatë një viti, por njëkohësisht duhet t’ia njohim meritën se në luftën kundër krimit të organizuar brenda dhe jashtë strukturave shtetërore, është duke bërë një punë që se ka bërë asnjë qeveri më parë,” – ka thënë Latifi.