Ajo ka qenë në Obiliq, tek ish-minierat e Korporatës Energjetike të Kosovës.
Çavdarbasha përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, tha se me Bjerden kanë diskutuar për sfidat mjedisore në Obilq dhe mundësinë e përmirësimit të tyre.
“Me Kryetarin e Komunës së Obiliqit z. Xhafer Gashi, Drejtorin e KEK z. Nagip Krasniqi dhe znj.Bjerde diskutuam për sfidat mjedisore në këtë qytet dhe mundësinë e përmirësimit të tyre me anë të projekteve të ndryshme të cilat do të ndihmonin në dekarbonizim, ajër, tokë e ujë më të pastër”, ka shkruar ajo.