GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Biznesi i rrymës: Si u transferuan mbi 21 milionë euro te kompania e biznesmenit grek që u takua me Kurtin

12/05/2025
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Biznesi i rrymës: Si u transferuan mbi 21 milionë euro te kompania e biznesmenit grek që u takua me Kurtin
Share on FacebookShare on Twitter

“Noa Energy Trade”, dega në Kosovë e biznesmenit të dyshimtë Gentian Sula i ka transferuar mbi 21 milionë euro te një kompani greke, ka zbuluar Gazeta Insajderi. Kompania greke udhëhiqet nga një biznesmen që e ka takuar kryeministrin Kurti.

Një prej përfituesve më të mëdhenj të parave të tregtisë së rrymës në Kosovë është një kompani greke. Mbi 21 milionë euro përfunduan në xhepat e kësaj kompanie. Brenda dy viteve

Drejtuesi i saj njihet me kryeministrin Albin Kurti. Janë takuar në tetor të vitit 2023. Në Athinë. Kurti kishte pohuar se e kishte takuar në cilësinë e investitorit potencial. Mirëpo, biznesmeni grek ka përfituar nga Kosova para të gatshme nga tregtia e rrymës.

Lidhja e kompanisë greke me Kosovën është realizuar përmes kompanisë së dyshimte “Noa Energy Trade”, dega në Kosovë në pronësi zyrtare të Gentian Sula, një biznesmen kontravers i tregtisë së rrymës.

Përmes kompanisë së tij miliona euro janë alokuar te kompania greke,transmeton Gazeta Papirus.

“Noa Energy” dhe futja në lojë e Georgios Peristeris

Gazeta Insajderi ka siguruar raportin financiar vjetor të kompanisë “Noa Energy Trade”, dega në Kosovë.

Kjo kompani vetëm për tri vite ka qarkulluar mbi 260 milion euro në Kosovë.

Në raport tregohet se si kjo kompani i qarkullon miliona euro. Tregohet për milionat që i përfiton nga monopoli në biznesin e rrymës që ia kanë mundësuar KEDS’i e KESCO.

Saktësohet se nga kush e blen rrymën dhe se me kënd bashkëpunon.

Në raport tregohet se nga kush e blen rrymën kompania e Gentian Sula për t’ia shitur më pas KESCO’s e KEDS’it.

Njëra prej bashkëpunëtorëve është kompania “Terna Energy Trading Doel”. Kjo është dega në Maqedoninë e Veriut e kompanisë greke “Terna Energy”.

President i firmës greke është Georgios Peristeris.

Po ashtu, Noa.. ka biznes direkt edhe Terna Energy SA në Greqi.

Raporti intern i “Noa Energy”, dega në Kosovë tregon për shumat e parave që firma e Gent Sulës pagoi për kompaninë grekë dhe degën e saj në Greqi.

6 milionë e 750 mijë euro u paguan në vitin 2023 direkt për zyrën në Athinë të Terna Energy.

Në vitin 2024 nuk pati pagesa për zyrën në Athinë. Ndërkaq për degën e kompanisë greke në Shkup pati pagesë përgjatë dy viteve. Edhe në 2023, por edhe vitin e kaluar.

Në vitin 2023 për degën në Shkup u paguan 5 milionë e 250 mijë euro. Ndërkaq në vitin 2024 u paguan 9 milionë e 693 mijë euro.

Totali i shifrave të përfituara nga kompania e drejtuar nga biznesmeni grek Georgios Peristeris kap shifrën e mbi 21 milionë eurove.

Takimi i Peristeris me Kurtin

Kurti në tetor të vitit 2023 kishte vizituar Athinën. Nga atje kishte kumtuar lajmin se po tentonte t’i bindte biznesmenët grek që të investonin në Kosovë.

Një njoftim për media ishte dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

“Në takime të ndara me: Evangelos Mytilineos, Drejtues i bordit të drejtorëve të Mytilineos Holdings, Philipp Kunze, drejtor menaxhues i Baywa, Georgios Peristeris, Drejtues i bordit të drejtorëve dhe drejtor menaxhues, GEK Terna Group, Dimitris Papalexopoulos nga TITAN Cement Group, si dhe Konstantinos Mavros, Shefin Ekzekutiv të PPC Reneëables, kryeministri shprehu synimin e Qeverisë për të inkurajuar investimet private dhe për të krijuar një klimë të favorshme investimi, të cilat edhe janë shtytës kyçë për rritjen ekonomike”, thuhej në njoftimin e ZKM’së.

Më pas nuk është dërguar asnjë kumtesë për njoftuar se ndonjë prej biznesmenëve grek ka ndarë mendjen që të bëjë investime në Kosovë.

I vetmi që është përfshirë tinëz në biznesin e shitblerjes së rrymës është Peristeris. Që i bie se biznesmeni grek që ka takuar Kurtin ka përfituar miliona para të furnizimit më rrymë, por nuk ka investuar asgjë në Kosovë.

Noa e Gentian Sulës dhe Vuk Hamoviç

Raporti biznesor me kompaninë greke nuk është vetëm një prej bashkëpunimeve të dyshimta të kompanisë Noa të Gentian Sula.

Kompania e tij dyshohet se ka lidhje të afërta edhe me biznesin e Vuk Hamoviç, i cilësuar si një prej kriminelëve rajonal të tregtisë së rrymës.

Përgjegjës i kompanisë EFT të Hamoviçit në Shqipëri e Kosovë është i njëjti biznesmen.

Pjesë e EFT’së në Shqipëri është familjarja e tij Suada Uruçi. Ajo është e martuar me Jonian Antonin.
Joniani është vëllai i gruas së biznesmenit kontravers Gentian Sula, pronar i “Noa Energy Trade”

Sula ka dhënë një përgjigje për portalin “Buletini Ekonomik”, ku ka folur për lidhjet familjare me drejtuesit në Shqipëri e Kosovë të EFT’së së Vuk Hamoviçit.

“E para njëherë Suada është nuse e kunatit tim. E dyta, më bëre një pyetje, a punoj me EFT-në. EFT-ja nuk është Mirsad Uruçi, ai është një nga drejtuesit e EFT-së. E treta, unë marrëdhëniet me Mirsadin i kam të ftohta personalisht, për shkak të konkurrencës që kemi, do ti më transparente që po të përgjigjem. Nuk kam marrëdhënie fare. Tani, a shkëmbej unë energji me këtë kompani. Përgjigja ime është zero. S’kam pasë asnjë kontratë me EFT-në, s’kam çfarë të të them më tepër në raport me EFT-në. Nëse ju doni të thoni që EFT-ja i shet Gentianit, nuk ka problem, duhet ta vërtetoni me letra”, është shprehur ai.

Tags: 21 milionebiznesibiznesmenteurogrekKompaniaRrymestransferua
ShareTweetShare
Previous Post

Përfundon numërimi në Cërrik, PS dy herë më shumë vota se PD

Next Post

Gjermania i jep ultimatum Rusisë: Kërkon përgjigje deri në fund të ditës për armëpushimin në Ukrainë

Lajmet e fundit

Policia mori pjesë në një ushtrim të përbashkët me KFOR-in në veri

Policia mori pjesë në një ushtrim të përbashkët me KFOR-in në veri

12/05/2025
Finalja e Champions League Inter-PSG, UEFA vendos për arbitrin

Finalja e Champions League Inter-PSG, UEFA vendos për arbitrin

12/05/2025
Quint takoi Kurtin, gjermanët thonë se mesazhi kryesor që e çuan në zyrën e tij ishte formimi i një qeverie stabile

Quint takoi Kurtin, gjermanët thonë se mesazhi kryesor që e çuan në zyrën e tij ishte formimi i një qeverie stabile

12/05/2025
Zgjedhjet në Shqipëri/ Numërohen mbi 10 mijë zarfe nga diaspora, socialistët marrin 55.8% të votave

Zgjedhjet në Shqipëri/ Numërohen mbi 10 mijë zarfe nga diaspora, socialistët marrin 55.8% të votave

12/05/2025
Kadriaj: Nuk e kemi obligim me votu Albulena Haxhiun, nuk kemi asnjë konakt me VV-në

Kadriaj: Nuk e kemi obligim me votu Albulena Haxhiun, nuk kemi asnjë konakt me VV-në

12/05/2025
Nait Hasani viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Janë mbrapa këtyre mureve, padrejtësisht

Nait Hasani viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Janë mbrapa këtyre mureve, padrejtësisht

12/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Policia mori pjesë në një ushtrim të përbashkët me KFOR-in në veri

Policia mori pjesë në një ushtrim të përbashkët me KFOR-in në veri

12/05/2025
Finalja e Champions League Inter-PSG, UEFA vendos për arbitrin

Finalja e Champions League Inter-PSG, UEFA vendos për arbitrin

12/05/2025
Quint takoi Kurtin, gjermanët thonë se mesazhi kryesor që e çuan në zyrën e tij ishte formimi i një qeverie stabile

Quint takoi Kurtin, gjermanët thonë se mesazhi kryesor që e çuan në zyrën e tij ishte formimi i një qeverie stabile

12/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.