Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichikj.
E ardhmja e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përket në Bashkimin Evropian. Vendet tona po bëjnë hapa dhe përpjekje për të avancuar rrugëtimin e tyre drejt BE-së.
Palët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit përmes dhe mbledhjeve ndërqeveritare që mund të mbahen në të ardhmen.
Në takim u shprehën dhe përgëzimet për Kosovën në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave, si hap i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të vendit.
Rritja e efikasitetit sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar ishte dhe një prej çështjeve me theks të veçantë të trajtuara gjatë këtij takimi.