Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të nxënësve dhe rojës të vrarë sot nga sulmi me armë në një shkollë në Beograd.
Përmes një postimi në rrjeton social Twitter, Bislimi gjithashtu u ka uruar edhe shërim të shpejtë të të plagosurve.
”Të shtënat në shkollë në Beograd këtë mëngjes ishin tragjike dhe tronditëse. Asgjë nuk mund të justifikojë veprime të tilla. I shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave, duke u uruar gjithashtu shërim të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar Bislimi
The school shooting in Belgrade this morning was both tragic and shocking. Nothing can justify such actions. I express my condolences to the families of the victims, wishing also a speedy recovery to the wounded.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) May 3, 2023