Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me Dialogun me Serbinë.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova dhe Serbia janë afër finalizimit të marrëveshjes për çështjen e energjisë ne veri të Kosovës.
Ai gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme ka thënë Kosova është rrugë të mirë që veriu të futet në sistem normal të furnizimit me energji.
“Ne kemi prezantuar një udhërrëfyës sesi duhet të vijmë deri te normalizimi i situatës me furnizim në veri. Për këtë janë paraparë 105 ditë dhe jemi afër finalizimit të kësaj marrëveshje”, ka thënë Bislimi.
Ai nuk ka shpalosur detaje tjera lidhur me marrëveshjen. “Kisha dashtë që mos me fol për detajet e marrëveshjes që të mos rrezikohet asgjë në moment të fundit, por jemi në rrugë të mirë që më në fund veriu i Kosovës të futet në sistem normal të furnizimit, faturimit dhe pagesave të faturave të energjisë”, ka thënë ai.
“Pala serbe ka ngritur tema shtesë, çështjen e personave të zhvendosur. Ne kemi qartësuar që është marrëveshja gjithëpërfshirëse. Tek targat nuk kemi marrëveshje. Bisedimet kanë dështuar për shkak të mos vullnetit nga pala serbe. Nuk e shoh me shumë optimizëm nga ana e Serbisë që të jenë konstruktiv. Arritja e marrëveshjes finale është shumë me rëndësi dhe dialogu po pengohet nga serbët”, tha ai.
“Ne kemi partnerë BE-në dhe tema e vetme është marrëveshja gjithëpërfshirëse. Nuk ka tema tjera me interes”, tha Bislimi.
Bislimi tutje foli për angazhimet rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Bisedimet kanë qenë për tri angazhime anëtarësimi në Këshillin e Evropës, avancimi drejt NATO-s dhe statusin e kandidatit. Unë nuk e di çfarë kriteri përdorni por është hera e 12 që raportojë në kuvend. Ideale do të ishte ka kishim vite më herët por nuk kanë përfunduar”./GazetaSinjali/