Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka paasur një përplasje me deputeten Ariana Musliu-Shoshi, pasi kjo e fundit e ka pyetur nëse është tërhequr termi ‘persona të zhdukur me dhunë’ nga teksti i deklaratës për persona të pagjetur, pasi kështu sipas saj është shkruar edhe në një status të Andin Hotit, kryetarit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Bislimi i është përgjigjur se fjalia është aty dhe është e palogjikshme të bëhen pyetje referuar deklaratave të Petkoviqit.
“Unë thashë fillimisht që në propozimin e fundit për dokumentin për personat e zhdukur me dhunë, edhe e përdora termin ‘personat e zhdukur me dhunë’, është largu një gjysmë fjalie me kërkesë të palës kosovare. Nuk ka pasë asnjë ndërhyrje nga pala serbe, ka pasë nga pala kosovare. Nëse qenka heq termi ‘persona të zhdukur me dhunë’, atëherë del qe pala kosovare qenka kërku me heq. Është shumë absurde dhe e palogjikshme me ardhë në komision dhe më bë pyetje referuar deklaratave të Petkoviqit. As Serbia nuk i beson Petkoviqit sa i besoni ju”, ka thënë Bislimi.
“Jo Petkoviqit, Andin Hoti ka bë status ku e ka tërhjek ‘persona të zhdukur me dhunë’, mirëpo e ka lënë vetëm ‘persona të zhdukur’”, i është përgjigjur Musliu-Shoshi.
“Fjalia nuk është heq dhe është aty”, ka thënë Bislimi.