Bashkësia Islame e Kosovës, ka njoftuar për vdekjen e imamit Fikret Limani. Sipas BIK-ut, ai ka ndërruar jetë pas një aksidenti në trafik, raporton Gazeta Papirus.
Postimi i BIK-ut
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se mbrëmë, në një aksident trafiku, ka ndërruar jetë imami i fshatit Bushtran, Fikret ef. Limani.
Biografi e shkurtër
Fikret ef. Limani shkollimin fillor e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas mësimet në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë. Më pastaj vazhdoi shkollimin e lartë në Fakultetin e Teologjisë Islame në Damask të Sirisë. Ai për disa vite punoi si imam në xhaminë e fshatit Bushtran, si dhe mësimdhënës në paralelen e Medresesë “Isa Beu” në Preshevë.
Lusim Zotin e Madhëruar që rahmetliun ta ketë mëshiruar dhe ta gradojë me Xhenet!