Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin janar 2025.
Të dhënat tregojnë një rënie të numrit të përfituesve nga ndihma sociale krahasuar me janarin e vitit 2024.
“Në muajin janar 2025, krahasuar me muajin janar 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet e Trepçës (-20,5%); skema për pensionet invalidore (-17,0%); skema e ndihmës sociale (-11,4%); skema për pensionet familjare (-6,3%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-3,1%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,8%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (-1,3%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-1,2%)”, njofton ASK.
Sipas ASK-së, ka rritje e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë.