Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se ShBA-ja do të vazhdojë të jetë partneri i Irlandës së Veriut në “ndërtimin e së ardhmes që të rinjtë e botës meritojnë”.
Ai thotë se Irlanda e Veriut u transformua dhe u plotësua nga paqja.
“Kjo ka rëndësi për ne, për amerikanët dhe për mua personalisht,” shton ai.
Biden u deklarua kështu në fjalimin e tij në Universitetin Ulser, pasi ishte për vizitë në Irlandën e Veriut, shkruan BBC.