GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Biden i premton mbështetje Ukrainës

04/01/2022
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Biden i premton mbështetje Ukrainës
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Joe Biden ka telefonuar me homologun ukrainas Volodymyr Selenskyj, të cilit i premtoi se Ukraina nuk do të lihet vetëm në konfliktin me Rusinë. Më parë Biden kishte telefonuar edhe me Putinin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të reagojë me vendosmëri ndaj një ndërhyrje eventuale të Rusisë dhe përpjekjes për të pushtuar Ukrainën, theksoi presidenti Joe Biden në telefonatën e tij me presidentin e Ukrainës Volodymyr Selenskyj. Gjatë bisedës Biden ritheksoi se SHBA e mbështet “sovranitetin dhe integritetin territorial” të Ukrainës, bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Volodymyr Selenskyj nga ana e tij, përshëndeti “mbështetjen e palëkundur” të Shteteve të Bashkuara për vendin e tij. Presidenti ukrainas bëri të ditur në Twitter se me presidentin amerikan ka biseduar për një qasje të përbashkët nga SHBA, Ukraina dhe partnerët e tyre – për të “ruajtur paqen në Evropë” dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës.

Në bisedën telefonike, sipas Psaki, Biden ka theksuar mbështetjen e tij për përpjekjet diplomatike për të zbutur konfliktin në Ukrainë. Përfaqësuesit e qeverisë amerikane dhe asaj ruse do të bisedojnë në Gjenevë më 9 dhe 10 janar, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të krizës me mjete paqësore. Konsultimet mes Rusisë dhe NATO-s janë planifikuar të mbahen dy ditë pas bisedimeve të Gjenevës. Ndërsa konsultimet midis Rusisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të pasojnë më 13 janar.

Biseda me Putinin

Para bisedës me presidentin ukrainas  presidenti Biden kishte telefonuar edhe me presidentin rus Vladimir Putin. Biden e ka kundërshtuar me vendosmëri edhe në këtë bisedë pushtimin rus të Ukrainës. Ndërsa Putin ka paralajmëruar presidentin amerikan nga vendosja e sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë.

Një dislokim masiv i trupave ruse në kufirin me Ukrainën gjatë javëve të fundit ka nxitur frikën në Ukrainë dhe në Perëndim se Moska mund të ndërhyjë në vendin fqinj, siç kishte bërë edhe në Krime. Moska i ka mohuar këto plane, por në afërsi të kufirit me Ukrainën ka vendosur rreth 100.000 trupa. Rusia e akuzon Ukrainën dhe NATO-n për “provokime”.

Tags: Presidenti amerikan Joe Biden
ShareTweetShare
Previous Post

Ky është Gjeli që këndon derisa i bie të fikët (Video)

Next Post

Rrëzohet helikopteri ushtarak izraelit, vdesin dy pilotë

Next Post
Rrëzohet helikopteri ushtarak izraelit, vdesin dy pilotë

Rrëzohet helikopteri ushtarak izraelit, vdesin dy pilotë

Lajmet e fundit

“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

19/05/2025
Aksident mes autobusit, dy furgonave dhe një kamionete në magjistralen Ferizaj-Gjilan, Policia jep detaje

Aksident trafiku mes dy kamionetave afër Mazgitit

19/05/2025
Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

19/05/2025
Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

19/05/2025
IKSHPK reagon për herë të parë për situatën me bërllokun në Prishtinë, tregon çfarë sëmundje mund të përhapen

IKSHPK reagon për herë të parë për situatën me bërllokun në Prishtinë, tregon çfarë sëmundje mund të përhapen

19/05/2025
Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

19/05/2025
Aksident mes autobusit, dy furgonave dhe një kamionete në magjistralen Ferizaj-Gjilan, Policia jep detaje

Aksident trafiku mes dy kamionetave afër Mazgitit

19/05/2025
Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.