Agjencia e Sigurisë së Serbisë (BIA) ka akuzuar zyrtarë të Policisë së Kosovë sot për organizimn e shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit, sulmi më i madh i natyrës së tillë në Republikën e Kosovës që ndodhi më 29 nëntor 2024.
BIA spekulon se operacioni është kryer me urdhër të pjesëtarit të ashtuquajturës Polici e Kosovës përgjegjës për rajonin e Mitrovicës, Mehmet Tërbunja, i njohur si “Meho”.
‘BIA serbe ka publikuar një raport të rremë ku ka publikuar shumë të pavërteta. Nëë këtë raportu thuhet se janë disa zyrtarë policor të Policisë së Kosovës që dyshohen për organizimin e sulmit në Ibër-Lepenc të prirë nga Mehmet Tërbunja I cili njihet me nofkën Meho. Në bazë të këtij raporti thuhet se I njëjti ka ushtruar presion mbi popullatën lokale për veprime t ndryshme, po ashtu ky person dyshohet edhe për tregti ilegale të narkotikëve por këto asnjëra nuk kanë bazë të vërtetësisë. Së bashku me të janë akuzuar edhe një grup, të cilin BIA serbe e quan grup terrorist të strukturave të ashtuquatjtura të Policisë së Kosovës dhe Metohisë, e që në fakt janë Smajl Ujkani që është zyrtar i PK-së, Rafet Peci, Idriz Idrizi, Ajet Latifi, Fehim Pllana, Bujar Berisha, Rexhë Kastrati, Faton Rafuna, Hysni Shala si dhe një person me emrin Enis Atifi nuk dihet nëse mbiemri i tij është Latifi”, raporton Klan Kosova, transmeton Gazeta Papirus.
Ndryshe, të gjitha instancat e larta që janë partnerë me Kosovën e kanë dënuar sulmin në Ibër Lepenc dhe kanë kërkuar që personat përgjegjës ta marrin dënimin e merituar.