GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Betejat e udhëheqësve të UÇK-së me drejtësinë

12/06/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Betejat e udhëheqësve të UÇK-së me drejtësinë
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta e krerëve të UÇK-së për çlirimin e Kosovës përfundoi në vitin 1999. Çlirimi arriti zyrtarisht më 12 qershor 1999. Por, një betejë tjetër udhëheqësit e luftës do ta nisnin menjëherë pas përfundimit të saj. Bëhet fjalë për betejën me drejtësinë.

12 qershori shënon 25-vjetorin e çlirimit. Gazeta Nacionale sjell një përmbledhje të betejave që patën udhëheqës e ish-pjesëtarë të UÇK-së me drejtësinë, atë vendore, por edhe atë ndërkombëtare.

Krerët e UÇK-së përballë akuzave nga Tribunali i Hagës

Pak vite kishin kaluar nga lufta. Më saktësisht ishte shkurti i vitit 2003. Njëri nga udhëheqësit më të shquar të UÇK-së, Fatmir Limaj, ishte arrestuar nga Tribunali Ndërkombëtar për krime lufte në ish-Jugosllavi. Ai bashkë me Haradin Balajn dhe Isak Musliun dyshoheshin për krime lufte, trajtim mizor, keqtrajtim dhe krime kundër njerëzimit. Gati dy vjet pas një procesi gjyqësor, Fatmir Limaj dhe Isak Musliu u liruan si të pafajshëm, përderisa Haradin Balaj u dënua me 13 vjet burgim. Ai përfitoi lirimin e parakohshëm nga vuajtja e dënimit, në vitin 2013.

Me akuza të njëjta, nga i njëjti Tribunal u akuzua edhe komandanti i UÇK-së për zonën e Dukagjinit. Njëqind ditë pasi mori detyrën si kryeministër, Ramush Haradinaj dha dorëheqje pasi u akuzua për krime të luftës, bashkë me Idriz Balajn e Lahi Brahimajn. Në prillin e vitit 2008, ai u lirua nga të gjitha akuzat. Por, procesi nuk do të përmbyllej këtu. Gjykata e Apelit në Hagë vendosi që të kishte rigjykim të pjesshëm. Edhe pas kësaj, rezultati ishte i njëjtë. Ramush Haradinaj bashkë me Balajn e Brahimajn, u liruan sërish në vitin 2012 nga të gjitha akuzat.

Një betejë tjetër me drejtësinë, Haradinaj e pati edhe në vitin 2017. Më 4 janar ai u arrestua nga Policia e Francës në Colmar, pas urdhrit për ekstradim nga autoritetet e Serbisë. Por, edhe në këtë betejë ish-kryeministri i Kosovës doli fitimtar, pasi fillimisht u lirua me kusht, e në muajin prill të 2017-s, Franca ia refuzoi Serbisë kërkesën për ekstradim.

Përballja e krerëve të UÇK-së me drejtësinë vendore

Haga nuk ishte vendi i vetëm ku ish-udhëheqësi i UÇK-së, Fatmir Limaj, pati përballje me drejtësinë. Një gjë të tillë ai e pati edhe me drejtësinë në Kosovë, por ku gjyqtarët e prokurorë ishin të huaj. Limaj bashkë me nëntë ish-pjesëtarë të tjerë akuzoheshin për krime lufte në rastin që njihej si “Kleçka”. Fillimisht u shpallën të pafajshëm në vitin 2013, e pastaj rasti u kthye në rigjykim. Në një proces maratonik, kryetari i Nismës Socialdemokrate sërish u lirua nga të gjitha akuzat.

Fatin e Limajt nuk e kishin edhe disa udhëheqës tjerë të UÇK-së. Komandanti Sylejman Selimi ishte dënuar me 7 vjet burgim nën akuzat për torturimin e një të burgosuri civil në qendrën në Likoc. Selimi u lirua me kusht në vitin 2019. Për vrasjen e një të burgosuri fillimisht ishte dënuar edhe Sami Lushtaku. Por, në nëntor të vitit 2016 ai u shpall i pafajshëm për këtë pikë të aktakuzës. Me vendim të Supremes, Lushtaku u lirua më pas nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Dënime pati edhe në rastin “Drenica 2”. Isni Thaçi, Zeqir Demaku e Jahir Demaku u dënuan me nga 6 vjet burgim. Kurse Agim, Driton, Bashkim e Selman Demaj dhe Fadil e Nexhat Demaku, u dënuan me nga 3 vjet burgim.

Beteja e fundit me drejtësinë – sërish në Hagë

Haga sërish po del të jetë kryeqendër e zhvillimeve që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kësaj radhe, atje po zhvillohen procese në Dhomat e Specializuara, që u miratuan nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.

Kupola e UÇK-së që mbante emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po ngarkohen me akuza për krime të luftës. Edhe pse u arrestuan në nëntorin e vitit 2020 procesi gjyqësor nuk filloi për gati 3 vjet të tëra. Secila kërkesë për lirim me kusht është refuzuar, përderisa avokatët e krerëve të UÇK-së kanë ngritur zërin për shkelje të të drejtave të njeriut, dhe shkelje tjera në procedurë.

Tash kur gjykimi ka nisur, dhjetëra dëshmitarë janë dëgjuar, Prokuroria e Specializuar ka bërë të ditur se ka edhe rreth 100 dëshmitarë. Kur afati i Prokurorisë për ta përfunduar rastin e saj është në prill 2025, duket e vështirë që ky afat të realizohet. Të gjithë krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm.

Në Hagë është edhe ish-pjesëtari i UÇK-së nga zona e Llapit, Salih Mustafa. “Cali” ishte i pari që u arrestua nga hetuesit e Prokurorisë. Në shkallën e parë ai u dënua me 26 vjet burg, kurse Apeli ia zbriti dënimin në 22 vjet.

Për krime lufte po akuzohet edhe një tjetër pjesëtar i UÇK-së. Fjala është për Pjetër Shalën, që u arrestua në Zvicër, e më pas u ekstradua drejt Hagës. Edhe procesi ndaj Shalës ka përfunduar dhe pritet vetëm vendimi.

Për dallim nga këto tri procese, në Dhomat e Specializuara u gjykuan edhe Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, udhëheqës të Organizatës së Veteranëve të Luftës. Ata u akuzuan për zbulim të dokumenteve sekrete, pengim të drejtësisë e kërcënim ndaj dëshmitarëve, pas dosjeve që u publikuan kohë më parë e të cilat ishin dërguar në mënyrë misterioze nga një person i panjohur. Të dy tashmë janë liruar me kusht, pavarësisht se u dënuan.

Mundësia për aktakuza të reja nga Gjykata Speciale mbetet e hapur, por ajo që mund të konstatohet, është se Specialja llogaritet si beteja e fundit e krerëve të UÇK-së me drejtësinë ndërkombëtare.

Shumë prej këtyre ‘betejave’ të ish-luftëtarëve të UÇK-së janë parë në vend si politike dhe si përpjekje nga Serbia për të përmbysur narrativën e viktimës dhe agresorit në të mirë të saj.

Tags: Fatmir limajhashim thaqiJakup krasniqiKadri veseliRamush HaradinajRexhep Selimi
ShareTweetShare
Previous Post

SHBA-ja zgjeron listën e sanksioneve duke përfshirë një kompani ruse në Beograd

Next Post

Një person i vë flakën vetes para ndërtesës së Qeverisë kroate

Next Post
Një person i vë flakën vetes para ndërtesës së Qeverisë kroate

Një person i vë flakën vetes para ndërtesës së Qeverisë kroate

Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

20/05/2025
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.