GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Besnik Tahiri kritikon Qeverinë në tri çështje sa i përket dialogut

13/02/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Besnik Tahiri kritikon Qeverinë në tri çështje sa i përket dialogut
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka shkruar në facebook tri çështjet rreth dialogut Kosovë- Serbi që duhet të diskutohen në Kuvend.

Ai tha se kryetari Ramush Haradinaj e elaboroi mirë qëndrimin e subjektit të tyre.

“Qëndrimin e subjektit tonë politik e elaboroi kryetari Haradinaj. Por, do të doja, që bashkërisht si përfaqësues të popullit të Kosovës, të reflektojmë mbi tri çështje esenciale të cilat e lidhin punën e Qeverisë në raport me dialogun Kosovë – Serbi: me menaxhimin, që në esencë ka qenë, tash e dy vjet në keq menaxhim; transparencën që në esencë ka qenë bunkerizim, terr informativ; dhe vendimmarrjen”, tha Tahiri.

Për transparencën ai tha se populli është informuar vetëm nga emisari i posaçëm Miroslav Lajçak mbi dialogun.

“Po nisna nga aspekti i transparencës. Qytetarët e Kosovës, përfaqësuesit në Kuvend kanë dëgjuar për ecurinë e dialogut, tash e dy vjet, vetëm nga informatat e marra nga lehtësuesi i BE-së z. Lajçk dhe disa pozicionime që i kanë bërë partnerët tanë ndërkombëtarë. I gjithë diskutimi i Qeverisë me partitë politike, nuk ka qenë takime pune, por takime të diskutimit, të prezantimit, por jo takime ku është diskutuar haptas me subjektet politike që kanë fuqi që ua ka dhënë populli”, shkroi Tahiri në facebook.

Ndërkaq për vendimmarrje ai kritikoi Qeverinë, duke thënë se është e njëanshme dhe se e paraqet vendin joserioz.

“Kur jemi te vendimmarrja autokratike, e njëanshme, ju e keni kundërshtuar planin franko-gjerman. Ka pasur lloj-lloj deklaratash, duke e shpërfaqur shtetin tonë si joserioz tek partnerët ndërkombëtarë. Edhe shumë herë duke e shndërruar Vuçiqin, ministrin e Millosheviqit, si palë konstruktive – njeriun që nuk i ka vendos sanksionet ndaj Rusisë si e gjithë bota demokratike. Tashmë keni reflektuar. Ani, ju lumtë, më mirë vonë se kurrë që keni reflektuar. Mirëpo, kryeministër dëmet, tash e dy vjet janë shkaktuar”, tha Tahiri.

Në fund ai tha se porosia e AAK-së është që ai mos të vonohet por të veprojë se nuk ka shumë kohë.

“Koha ka dinamika tjera, bota nuk mund të pres ty e as Qeverinë që t’i shëroni komplekset politike. Mos u vono, merre betimin, e ki besimin qytetar (51%) dhe vepro. Nuk kemi kohë që të dëmtohen raportet tona me ShBA-në, e cila është dhe do të mbetet sinonim dhe adresa jonë kryesore dhe është e lidhur ngushtë me ekzistencën e këtij vendi, që është i lirë falë UÇK-së dhe falë kontributit të gjeneratave Dem baba Dem prej të 90-ve”, tha në fund Tahiri.

Tags: Besnik TahiriQEVERIA E KOSOVES
ShareTweetShare
Previous Post

LAJMI I FUNDIT| Tërmet 5.2 shkallë në Rumani

Next Post

Mehaj: Ekipet e FSK-së po vazhdojnë kërkim-shpëtimin në Turqi, deri tani janë shpëtuar 4 persona

Lajmet e fundit

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.