Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Në T7, Tahiri ka thënë se nga ajo se çfarë dijnë arsyet lidhen me kontratat njëburimore.
“Këto tregojnë për një lidhje të shkurtër të korrupsionit. Ne aq sa dijmë që arsyeja lidhet drejtpërdrejtë me kontratat njëburimore, të cilat siç po shihet janë kontrata korruptive.” – ka thënë ai.
Tahiri ka komentuar edhe reagimet në rrjete sociale, duke thënë se kjo tregon për një nivel të lartë të korrupsionit.
“Pashë edhe reagimet në rrjete sociale… pse nuk ka një distancim të qartë nga niveli i kryeministrit deri në nivelin më të ulët për këtë temë. Kjo tregon për një nivel të lartë të korrupsionit. Sot dimë që Policia ka hy në KEK, dimë që Prokuroria e ka ngritur një rast në Prokurorinë Speciale. Kush po jep urdhra? LDK-ja, PDK-ja, a është AAK-ja në pushtet? Mosni more, se kështu nuk komunikohet.” – ka thënë Tahiri.