Aktivistë të PSD-së i kanë hedhur tortë e “milkshake” zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislmi.
Këtë veprim e kanë bërë shkaku i “Zajednicës”.
Ishte Dardan Molliqaj ai që e shpërndau në rrjetet sociale, duke e bërë të ditur arsyen e hedhjes së tortës, transmeton Gazeta Papirus.
Molliqaj, ndër të tjerash rikujtoi se do të protestojnë të shtunën.
Postimi i plotë:
“Tortë e milkshake për ‘Zajednicën’. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00”, ka thënë PSD-ja në njoftimin e saj në Facebook.