GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Besnik Berisha vjen me një reagim të gjatë në Facebook, tregon komplet ngjarjen

18/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
48 orë për katër të arrestuarit, avokati i Besnik Berishës e quan të kundërligjshëm arrestimin e klientit të tij
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Besnik Berisha ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook, pasi të dielën u lirua nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Berisha u lirua pasi Gjykata Themelore në Ferizaj e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Ferizajt për caktimin e masës për paraburgim.

Ai u shpreh falënderuar ndaj qytetarëve për përkrahjen e tyre në një nga ditët e tij më trishta që thotë se i ka orkestruar pushteti i Lëvizjes Vetëvendosjes.

Aktualisht, ndaj tij caktuar masa “Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personave të caktuar”.

Arrestimin e tij, Berisha e ka quajtur të kundërligjshëm dhe arbitrar nga Rasim Maloku, që thotë se ishte veshur “nën petkun” e Prokurorit të Shtetit.

“Te dashur miq e dashamire, Te dashur gazetare, pronar mediash e njerez qe i duan te miren vendit tone, Me perulje e mirenjohjen me te thelle njerezore, me lejoni t’iu falenderoj nga zemra per perkrahjen tuaj ne nje nga ditet me te trishta qe diti te orkestroj pushteti, permes nje kelyshi te veshur me petkun e prokurorit te shtetit, e qe rezultoi me arrestimin tim te kunderligjshem e arbitrar”, shkroi Berisha në Facebook.

“Ju jam mirenjohes pafundesisht e perjetesisht per besimin tuaj te palekundur te une dhe ajo qe perfaqesoj, besim ky qe me dha force e motiv te shtuar per te luftuar kunder padrejtesise qe mua me goditi keto dite, kurse secilin nga ne mund ta godas cdo dite.
Ju garantoj me cdo gje qe kam se as ne kete rast, e as ne asnje rast tjeter une as nuk jam lige e as nuk jam korite”, shtoi ai.

Ai ka ftuar qytetarët që të “bashkohemi kundër arbitraritetit e ta luftojmë çdo ditë e më çdo mjet ligjor abuzimin me pushtetin”.

“Per mua lufta per drejtesi vec sa ka filluar, e bashke me secilin nga ju do e cojme deri ne fund sepse askush nuk eshte dhe nuk duhet te jete mbi ligjin! T’u them faleminderit eshte pak, por vec lutem te me jap Zoti force qe t’ua kthej me te mira secilit nga ju! Perzemersisht e perjete mirenjohes”, shtoi Berisha.

Avokati Berisha ishte arrestuar të enjten nën dyshimin për tri vepra penale bashkë me tre persona të tjerë N.Xh., I.S., dhe R.C.

Prokuroria kishte njoftuar se atë ditë, shtëpitë dhe pronat e të dyshuarve janë bastisur me urdhër të Gjykatës në Ferizaj.

Megjithatë, Prokuroria në Ferizaj të nesërmen kërkoi nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj avokatit Besnik Berisha dhe gjashtë të pandehurve tjerë: Nexhat Xhafa, Ismet Salihu, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refki Cakolli dhe Adonis Salihu.

Ata dyshohen për “ushtrim ndikimi”, “pengim i procedurës penale” dhe “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.

Tags: avokatBerishabesnikkosova
ShareTweetShare
Previous Post

Miku i madh i Kosovës i thotë SHBA-së: Stop bullizmit ndaj Kosovës

Next Post

Albulena Haxhiu i reagon Besnik Bislimit, tregon planin e saj

Next Post
Haxhiu: Kodi Civil duhet të votohet, po koordinohemi me deputetët e VV-së

Albulena Haxhiu i reagon Besnik Bislimit, tregon planin e saj

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.