Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, në një intervistë në TV Happy mëngjesin e së mërkurës tha se për shkak të tensionit dhe stresit të madh që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pasur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, është sëmurë dhe i është dobësuar imuniteti.
“Folëm gjatë mbrëmë, deri vonë. Fatkeqësisht, ai s’po pushon. Do të doja të pushonte. Ai është nën tension të tmerrshëm për krejt çfarë po ndodh në Kosovë”, shpjegoi Bërnabiç.
Ndërsa tha edhe se “Nuk besoj as që ka fjetur mbrëmë, është ftohur. Sistemi i tij imunitar i është dobësuar nga të gjitha përpjekjet dhe nga stresi i madh”.
Ajo shtoi se presidenti vazhdoi të punojë dhe se ai tashmë ka një takim sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, me të cilën do të nënshkruajë një kontratë për ndërtimin e autostradës Nish-Merdare-Prishtinë-Durrës të enjten.
“Shëndeti i presidentit nuk ishte mirë, dhe Ursula von der Leyn vjen në mbrëmje dhe ditën pas kësaj do të jemi në Nish me të, për të filuar puën në koridorin hekurudhor, kurse pas asaj shkojmë në Dubai, shto kësaj edhe problemet në Kosovë. Kështu që doktorët i thanë të ndalojë e të pauzojë”, ka thënë Vasilijeviç në Euronews Serbia.
Pyetur nëse gjendja shëndetësore është e rëndë, ajo u përgjigj negativisht.
Sipas Vasiljeviç, takimet me ambasadorin e Rusisë dhe Kinës që ishin caktuar për të martën, do të mbahen të mërkurën, ndërsa atë konferencën për Ballkanin e Hapur në Novi Sad e ka anuluar.