Në Kosovë pritet të ketë rritje të çmimit të derivateve brenda kësaj jave.
Kështu ka konfirmuar për Telegrafin kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.
Ai tha se nuk mund të parashikojë se deri në çfarë shifre do të arrijnë çmimet, pasi ka lëvizje të mëdha në Berëzën Ndërkombëtare.
“Brenda kësaj jave do të ketë rritje të lehtë të çmimeve, por nuk mund të flas për shifra sepse la lëvizje në Berëz. Këto lëvizje janë duke ndodhur shkaku i luftës së Rusisë në Ukrainë”, deklaroi Bërjani.
Sipas tij, këtë të mërkurë çmimet e derivateve kanë qenë: Dizelli 1.65 cent kurse Benzina 1.66 cent.