Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ushtruar të drejtën e votës sot në shkollën “Kosova” në Tiranë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liria, djali Shkëlzen Berisha, nusja Armina Mevlani dhe dy fëmijët e Shkëlzenit, të cilët votuan për herë të parë.
Në një deklaratë për mediat pas votimit, Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime.
“Sot është ditë e dytë vere për këto zgjedhje nacionale të 11 majit,” tha ai, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë proces demokratik./AZETA PAPIRUS/