Hisen Berisha, anëtar i Komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha se nuk është befasuar nga dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Deputeti i PDK-së tha në Frontal në T7 se e njeh Mehajn për “përkushtimin dhe patriotizmin e kodin ushtarak që e karakterizon”.
“Nuk jam surprizuar. Bile këtë kam pritur që ta bëjë qysh kur u sanksionuam duke u përjashtuar nga ‘Defender ’23′”, tha Berisha.
Ai tha se e mirëpret vendimin e Mehajt, “duke e njohur nga afër ministrin dhe biografinë familjare”.