Ish kryetari i partisë Demokratike , Sali Berisha në fjalën e tij në ditën e referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës ka dhënë dhe detaje në lidhje me protestën e thirrur me 20 dhjetor kundër ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Ditën e Hënë në orën 16:00 të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar dhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 430 milionë eurove që kreu i Meduzës kërkon që ti fsheh. Po i mbledh në cilësinë e sovranit, kuvendi është autoriteti më i lartë i PD-së që urdhëroi dhe thirrjen e referendumit. Sot keni një anti-Kuvend ose një takim të shoqatës Brava-Bardhi. Shqiptarët e dinë vetë rolin e tyre unë kisha paralajmëruar se Ballkani i Hapur nuk mund të kalojë kundër interesave jetike të shqiptarëve si aleancë anti shqiptare”, ka thënë Berisha.