Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama duke i thënë “se në rast se ia lejon vetes të rrethojë institucionet, do i rrethohet Surreli”.
Gjithashtu Berisha u zotua duke i thënë Ramës “të garantoj se pas datës 11 maj do të ekstradohesh në SHBA për tu rigjykuar me McGonigal”.
Ish-kryeministri tha se qëllimet e PD janë të qarta; zero toleranca ndaj krimit dhe korrupsionit dhe një program i shkëlqyer për shqiptarët.
Berisha: Këta janë të marrë fund. Këta mos kujtojnë kurrë se mund të kryejnë qoftë edhe veprimin më të vogël në mbështetje të opozitës. E kundërta është. E paralajmëroj Edi Ramën, se në rast se ia lejon vetes të rrethojë institucionet, do i rrethohet Surreli. Nuk mund të ketë akte triumf të Escobar. Uroj që mos të ndryshoj mendje se do ta gjejë Surrelin të rrethuar.