Partia Demokratike, grupimi i Rithemelimit, i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka prezantuar të mërkurën raportin me gjetjet e zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Si dhe më parë, kreu i saj Sali Berisha deklaroi se zgjedhjet janë vjedhur nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste që ai drejton.
“Kjo është farsa zgjedhore më e shëmtuar në 32 vite. Bazohet në qindra e mijëra fakte e dokumente të konstatuara në 4 anët e vendit” tha zoti Berisha.
Ai nuk ka pranuar humbjen e opozitës në këto zgjedhje ku PD e Berishës në koalicion me Partinë e Lirisë të ish-presidentit, Ilir Meta, mori vetëm shtatë bashki kundrejt 53 bashkive që fitoi PS dhe një bashkie që e fitoi Mega.
“Gjetjet do të hidhen dhe në Amazonë që të mund të njihet mbarë komuniteti ndërkombëtar për këtë farsë zgjedhore që ka për aktor kryesor Edi Ramën, person të inkriminuar kokë e këmbë që ka tmerr dhe ferr largimin nga pushteti për shkak të aferave të tij korruptive”, tha Berisha./rtsh/