Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të pritet të në Tiranë me protestë pasi Ballkani i Hapur është kërcënim për shqiptarët.
Berisha në një konferencë para selisë së PD-së, tha se sa herë të shkelen interesat kombëtare, ata do të jenë në këmbë.
E derisa nga komisioni u tha se 43.385 demokratë kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës në referendumin, Berisha tha se kjo dëshmon edhe një herë se deputeti Basha ka humbur çdolloj besimi dhe është gjykuar ashpër në referendumin e thirrur nga anëtarësia.
“E ftoj çdo deputet dhe kryetar dege të vijë dhe të marrë listën e plotë të anëtarësisë që ka votuar në mënyrë që ta ballafaqojë vetën me gjithë ata anëtarë që e kanë votuar. PD kaloi krizën e thellë duke arritur demokracinë. Referendumi është një apel i madh për ndërgjegjen e deputetëve. Skenari i Lulzim Bashës nuk mund ta ndaloj dot referendumin. Ata që kanë bërë gati ato për karrige qeveritare të heqin dorë sepse nuk do të tolerohen nga demokratët. Sot PD është shtëpia e lirisë”, tha ai, duke shtuar se Edi Ramës nuk mund ta ndalojë revolucionin.
“I them Edi Ramës revolucioni po troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde, lëri lojërat dhe mos luaj me pluralizëm”, tha ai. /kp/