Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka mohuar se opozita shqiptare do të përdor dhunë në protestat kundër Qeverisë.
Gjatë një konference për medie, ai ka thënë se dhuna nuk është zgjidhje për opozitën.
Berisha ka bërë me dije se opozita është në hapat e fillestarë të mosbindjes civile.
Unë e di që çdo ditë do dëgjoni njerëz që ju thonë se pa dhunë, nuk përmbyset, nuk arrihet. Unë u them atyre, dhe ju do u thoni, se qëndresa është forcë. Dhuna nuk të sjell në objektivat që kërkon. Ne jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile, të shfrytëzimit të potencialit të jashtëzakonshëm që ka mosbindja civile. Nuk shkojmë te forca. Sepse të shkosh te forca, do të thotë të marrësh pushtetin me forcë. Që në këtë moment, kjo forcë asgjëson veten. Por përdorim çdo formë të mosbindjes civile”, ka thënë Berisha.
Ai ka vazhduar kritikat ndaj kryeministri Edi Rama duke përmendur shkrimet e mediave amerikane për përfshirjen e Ramës në aferën “McGonigal”.
“Ju e shihni, gazeta më e madhe në SHBA, Uashington Post thotë që Edi Rama është i zhytur deri në fyt në afera sekrete me McGonigal. Ju e dëgjuat gazetarin e BILD nga Nju Jorku, deklaroi haptas se dokumentet faktojnë se McGonigal u mor me Sali Berishën. Ndaj dhe duhet të vazhdojmë me persistencë absolute këtë revolucion. Në mënyrë kreative”, është shprehur Berisha.
Deri me tani, opozitare shqiptare ka organizuar disa protesta kundër Qeverisë.