Deputeti dhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha e ka vlerësuar të mirë takimin e presidentes Vjosa Osmani bashkë me minoritete, shkruan Periskopi.
Berisha në T7 tha se presidentja ka propozuar disa ide për daljen nga ngërçi politik, derisa zbuloi se ajo e kishte cilësuar si të frytshëm takimin me liderët e partive tjera.
“Takimi ishte I mirë, ishte I shumëpritur për neve se kemi ardhur një moment ku nevoja për tu takuar me presidetern ishte e nevojshme”.
“U diskutua për ngërçin politik, nga zonja presidente pati disa ide si të dalim nga kjo krizë”.
“Në fakt për ne nuk kishte shumë kërkesa sepse të gjithë pjesëtaret e komuniteteve janë treguar konstruktiv. Ne më shumë kërkuam që të jetë më aktive në zgjedhjen e kësaj situate”.
“Ajo na e prezantoi një takim konstruktiv, kishte qenë një takim i relaksuar, i respektuar normalisht dhe ishte një takim i frytshëm”.