Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 14 Majit, kreu i qeverisë Edi Rama “do i thotë mirë u pafshim pushtetit”.
“Udhëtimi me Ramën është udhëtim drejt varfërisë, skamjes dhe boshatisjes së Shqipërisë, drejt krimit, vjedhjes së buxhetit dhe pasurive të shqiptarëve. Është udhëtim drejt të keqes, 14 maji do të jetë fundi i tij”, tha Berisha nga Tropoja.
Ai akuzoi kandidatin e PS, Rexh Biberajn se për xhepin e tij ndërroi çdo pushtet.
“Rexh Biberi pasi qëndroi për vite të tëra pushtetar i PD ndërroi çdo parti që i ofroi pushtetin, çdo socialist i Tropojës është 10 herë më me integritet se sa Rexh Biberi. Ju garantoj se kësaj radhe, askush nga Biberajt nuk do ta votojë”, u shpreh ish-kryeministri.
Sali Berisha: “Udhëtimi me Ramën është udhëtim drejt varfërisë, skamjes dhe boshatisjes së Shqipërisë, drejt krimit, vjedhjes së buxhetit dhe pasurive të shqiptarëve. Është udhëtim drejt të keqes, 14 maji do të jetë fundi i tij.
Ju garantoj ju se pas vendosjes së pluralizmit me fitoren e Besnik Dushajt në Tropojë, në një afat shumë të shkurtër Edi Rama do i thotë mirë u pafshim pushtetit, ose jo vetëm kaq, do të shkojë tek McGonigal ose atje ku e kanë vendin kriminelët elektoral, ata që kanë kryer genocide mbi shqiptarët duke i larguar nga vendi i tyre.
Është koha të votojmë ndryshimin, është në duart e gjithsecili, ne do të fitojmë.
Miqtë e mi 14 maji është ditë ndryshimi, hapet rruga për përmbysjen e regjimit. Të gjitha institucionet, do të kthehen siç kanë qenë në rrethin e Tropojës. I gjithë rrjeti elektrik i fshatrave të Tropojës do të rindërtohet. Autostrada e Alpeve do të jetë më panoramike e Ballkanit dhe Evropës.