GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Berisha: Kurti po i fajëson për terr, ata që i dhanë fund territ, Thaçi i ka dhënë fund reduktimeve

27/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme, Opinione
Koha e leximit:3 mins read
Berisha: Kurti po i fajëson për terr, ata që i dhanë fund territ, Thaçi i ka dhënë fund reduktimeve
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Kimete Berisha

Kryeministri i frustruar!

1. Albin Kurti: ‘Rryma nuk ruhet në frigorifer’. Por në frigorifer mund t’i konservoni farmerkat dhe hellankat (se qëndrojnë më gjatë), por edhe mbulesën e jastëkut mund ta ftohni gjatë verës në frigorifer, sepse kur e vë kokën në të, pastaj kënaqesh, flladitesh në të gjitha anët.

2. Albin Kurti: ‘Për 9 muaj i kemi punësuar 10000 veta’. Nuk ka listë (me emra e mbiemra të atyre që janë punësuar në fabrikën e imagjinatës së kryeministrit, sepse ai e di se askush nuk ia lyp atë listë). I ka punësuar 10000 veta, sepse është numër i fatit, ushtria e profetit Muhamed i kishte 10000 ushtarë kur u nis ta çlironte Mekën. Veç një i punësuar më pak dhe do ta prishte magjinë, sepse 9999 simbolizon fundin e një rruge, fundin e një pushteti!

3. Albin Kurti: ‘Ekonomia është rritur 10 për qind’.Sa më e madhe papunësia, sa më e madhe shuarja e bizneseve dhe sa më e madhe rritja e çmimeve, aq më e madhe ekonomia. Rrogat nuk janë rritur, sektori privat është ferr, sepse punëtorët përdoren si skllevër, ama pikërisht kjo metodë e ka rritur ekonominë. Varfëria e madhe ka ndikuar që ne të pasurohemi shumë. (Prandaj, shqiptarët ende gëzohen dhe bëjnë lum kur hanë ushqim, dhe për pasojë e reklamojnë në rrjete sociale)

.4. Albin Kurti: ‘Ne nuk jemi të varfër por jemi të vjedhur’. &’Jemi goditur rëndë nga kriza energjetike, sepse ne jemi vend i varfër’. Ndodh kur njeriu i mençur e zbulon budallain te vetvetja. Çka s’noton në trurin tonë, me 75% ujë’. Ama, ajo që s’ta thotë mendja, nuk shkruan as në Kur’an!Nuk di shembull atraktiv për rastet kur njeriu e demanton vetveten, veç e di këtë rast interesant: J.J Thomson e ka fituar Nobelin në fizikë (1906), pasi që e ka zbuluar se elektronet janë grimca.I biri i tij, George Thomson, e ka fituar Nobelin në fizikë (1937), pasi e ka zbuluar se elektronet janë valë. Albin Kurti, pra, e ka zbuluar se Albin Kurti e ka gabim. Sepse, logjikisht, s’ke çfarë vjedh nga njeriu i varfër.

5. Albin Kurti: ‘Pa besim nuk ka shpresë’. Kur nuk shpreson – nuk pret. Kur nuk pret – nuk zhgënjehesh. Pra, gabimi më i madh në jetë është shpresa.Teoria më e Re e lumturisë të mëson: ‘të jetosh sot, jo të shpresosh se do të jetosh nesër, si beg’!I vetmi mësim që nuk e kemi mësuar në jetë e që është burimi i trishtimit tonë: ta jetojmë momentin, të tashmen.

6. Albin Kurti: ‘Sot ndalet rryma për shkak se në të kaluarën ishte Kryeministër Hashim Thaçi’. Ta parashikosh se pas dy dekadave do të ndalet rryma, këtë gjenialitet duhet t’ia pranojnë Hashim Thaçit. Por as Albin Kurti nuk është më pak i aftë.Nuk ndahet nga e kaluara, me shpresë se e kaluara ia mbulon dështimet e tij të sotme. Gjithkush e ka të kaluarën e tij, Albin Kurti e ka të kaluarën me gurë, me tym e me gjak, ama askush s’mund ta përdorë të kaluarën e askujt për propagandë dhe për t’i mbuluar paaftësitë e veta….se edhe e kaluara e ka të drejtën e saj autoriale. Albin Kurti e gjeti Kosovën me drita, por e ka terruar dhe s’po di se si të nxjerret nga situata, …ne të gjithë e dimë se reduktimeve të rrymës u ka dhënë fund Hashim Thaçi! Pra, kryeministri po i fajëson për terr, ata që i dhanë fund territ. Tri punë të mëdha (përveç tjerave) i ka bërë veç Hashim Thaçi, që duhet t’ia pranojmë, se s’ka kuptim:1. I ka rritur rrogat (i vetmi);2. I ka dhënë fund reduktimeve të rrymës;3. Dhe e ka parashikuar dhe na ka paralajmëruar se Albin Kurti është mashtrues!

 

7. Albin Kurti: ‘Jam i frustruar’.Njeriu frustrohet kur nuk mund të bëj atë që pret dhe që dëshiron, kur nuk mund ta ndryshojë gjendjen e tij, frustrohet, për shkak të pamundësisë për të arritur diçka.Pra, kur edhe populli edhe kryeministri janë të frustruar – populli duhet sahat e para të qetësohet dhe ta çojë kryeministrin në rehabilitim. Kur je i frustruar (i zemëruar), mjaftojnë veç tre sokonda që trupi m’u t’u dhezë flakë…Prandaj, ta kesh një kryeministër që e pranon se ia kanë mundur hallet dhe se është i frustruar, është jo vetëm depresive, por edhe e rrezikshme. Dikush mundet me ‘hëngër’! Kur prijësit e pranojnë frustrimin – dorëhiqen.Një udhëheqës i mençur frustrohet tinëz, ndërsa publikisht bën si i pathyeshëm. P.S. ‘Nganjëherë shkruaj më bukur se që di'(Ernest Hemingway

Tags: Kimete Berisha
ShareTweetShare
Previous Post

Thaçi rreth 27 herë e kalova Kufirin ilegalisht (Video)

Next Post

Kryeministri Kurti- mesazh qytetarëve

Next Post
Kurti: LVV-ja mbetet e vogël në nivel lokal, krimi i organizuar ka zbarkuar nëpër komuna

Kryeministri Kurti- mesazh qytetarëve

Lajmet e fundit

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.