Partia Demokratike e Shqipërisë mblodhi mbrëmjen e së shtunës Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve ku do të prezantojë “programin për Shqipërinë Madhështore 2025-2029”.
Konsulenti i fushatës së PD-së, amerikani Chris LaCivita, i pranishëm në hapjen e fushatës zgjedhore një ditë më parë, ishte edhe në Kuvendin e PD-së për programin elektoral në krah të kryetarit Sali Berisha.
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili e mori i pari fjalën në Kuvendin Kombëtar të PD, ironizoi mitingun e çeljes së fushatës nga Partia Socialiste, që sipas tij u përbuz nga qytetarët të cilët kanë refuzuar premtimet e pambajtura të qeverisë./euronewsalbania, transmeton Gazeta Papirus.