Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha në seancën që po mbahet sot ka akuzuar presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti se kanë një sindromë.
Duke folur për reagimet dhe deklartata e tyre që bëjnë lidhur me cdo zhvillim në vend, Berisha ka thënë se ata kanë probleme të shëndetit mendor, si “sindromën pseudologia fatastica”.
“Mënyra e reagimit tuaj, presidentes, ministres znj. Vetenigut e deputetëve të veçantë na imponon nevojën që në Kosovë ta aplikojmë kartonin shëndetësor, që të forcohet roli i shëndetësisë në shtet bërje, siç është në SHBA ku mjekësia të çon në spital presidenten nëse shfaq reagime të tilla e simptoma, të cilat i kemi parë tek kryeministri, presidentja, ministrja e drejtësisë, që po shfaqin sindromin psikologja fantastika.”, tha ai.
Tutje, Berisha ka thënë se shkenca i njeh si pacient këta persona që reagojnë në mënyrë të tillë, duke
“Veç referojuni deklaratave të tyre, kam shumë dyshime që mund të ju lëshohet certifikata e shëndetit mental për ta ushtruar detyrën shtetërore.”, tha ai.
Sipas fjalorit psikologjik, pseudulogia fantastica është një sindromë klinike e karakterizuar nga trillime të përpunuara, të cilat zakonisht sajohen për t’u bërë përshtypje të tjerëve, për të dalë nga një situatë e vështirë ose për t’i dhënë individit një nxitje egoje. Ndryshe nga trillimet e konfabulimit , këto fantazi besohen vetëm për momentin dhe hiqen sapo të kundërshtohen nga provat.