Hisen Berisha, ish komandant i UÇK-së, në Koshare sot deputet i Kuvendit të Kosovës, në vizitë te kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, për ta uruar për postin e kryetarit.
Statusi i tij :
Sot, pata kënaqësinë që si deputet i Kuvendit të Kosovës, së bashku me bashkëluftëtarin nga Lufta e Koshares, z. Musa Delija, të uroja për fitoren e zgjedhjeve lokale dhe konsolidimin e qeverisjes, në Komunën e Skenderajt.
Është ndjenjë dhe krenari e veçantë kur uron fitoren aty ku filloj liria e Kosovës; aty ku kulmoj fitorja e Ushtrisë Çlirimtare ndaj okupimit shekullor serbosllav, në zemrën e Kosovës dhe Kombit shqiptarë Drenicën e Adem Jasharit.
Një pritje tradicionale drenicase nga Kryetari i Komunës, z. Fadil Nura dhe Kryetari Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, z, Sami Lushtaku.
Ju urova punë të mbarë dhe suksese në zhvillimin dhe prosperimin demokratik të Komunës, në emrin tim dhe rreth 500 luftëtarëve drenicas në Koshare, duke shprehur falënderimin e veçante për qytetarët e Drenicës që më votuan të jem edhe zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.
/Gazeta Papirus/