Opinjonistja Kimete Berisha ka komentuar situatën në Kosovë duke e kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurtin “për ndarje të shqiptarëve”, shkruan Perisopi.
Përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, Berisha ka thënë se Kurti po bën nëndarje të shqiptarëve, madje atë e quajti edhe “idiot”, duke ia përmendur se e vetmja armë që i ka mbetur në dorë është “t’i përçajë shqiptarët”.
“Albin Kurti po bën edhe nën-ndarje të shqiptarëve;
E do tradhtinë – por e urren tradhtarin (si Cezari); e do Drejtësinë, por pushteti i tij punon kundër sistemit të Drejtësisë…
Albin Kurti po provon t’i përçajë edhe prindërit, të cilët i motivon të çohen kundër grevistëve dhe të bëhen kërrsh mes vete.
Në këtë mënyrë, mendon se i dobëson “forcat armike”, dhe e “parandalon revolucionin””, ka shkruar ajo.
“E sot, sot njëfarë Albin Kurti kujton se është më i zi se pushtuesi serb, se do të arrijë t’i ndajë shqiptarët, në fillim duke ua bërë punën të rrahen mes vete…e nga dhuna fizike mund të vie vdekja, vrasja, me dashje a pa dashje…
Tregimi i shqiptarëve është i shkruar me gjak. Prandaj, duhet të jesh idiot i madh si kryeminitri të kujtosh se nuk po “shihesh” prej aeroplanit që e vetmja armë që i ka mbetur në dorë është “t’i përçajë shqiptarët””, ka thënë ajo ndër të tjera.
Postimi i plotë i Kimete Berishës:
Strategjia ‘Përçaj e sundo’ e Albin Kurtit!
Janë dy mënyra për t’i udhëhequr njerëzit:
Ose: Duke i bashkuar.
Ose: Duke i sunduar. Nuk mund t’i sundosh pa i përçarë.
Strategjia “Përçaj e sundo” i ndau hebrenjtë në 5 konventa. Strategjinë e shfrytëzuan Filipi II i Maqedonisë; Jul Cezari, Napoleoni…..pak edhe Donald Trumpi.
Perandoria Osmane i përçau armentët me turqit…armenët u shfarosën në gjenocid.
Shqiptarët (sidomos të Kosovës), nuk janë ndarë, sepse nuk kanë pasur rast të ndahen – për shkak se ishin të pushtuar dhe e kishin armikun e përbashkët.
Ka pasur shqiptarë që i kanë shërbyer armikut serb për të realizuar gjenocidin ndaj shqiptarëve (dhe këta shqiptarë dhe pasardhësit e tyre ende mbajnë postet kryesore në Institucionet e Kosovës), mirëpo shumica gjithmonë kanë qenë të bashkuar kundër pushtuesit.
Asnjë politikan nuk ka provuar hapur t’i ndajë shqiptarët.
As komunistët më të përbetuar.
I pari politikan që ka premtuar se do t’i bashkojë shqiptarët dhe pasi e ka marrë pushtetin po e zbaton strategjinë “Përçaj e sundo” është Albin Kurti.
Albin Kurti i ka ndarë shqiptarët në:
- Shqiptarë të pas 14 Shkurtit
- Shqiptarë të Diasporës
- Shqiptarë të Preshevës
- Shqiptarë të Liburn Aliut
- Shqiptarë të Sali Berishës
- Shqiptarë të Edi Ramës
- Shqiptarë të mediave
- Shqiptarë të pandershëm
- Shqiptarë të UÇK-së
- Shqiptarë të PDK-së
- Shqiptarë të LDK-së
- Shqiptarë të Podujevës
- Shqiptarë të Dukagjinit
- Shqiptarë grevistë
- Shqiptarë eskapistë
- Shqiptarë analfabetë
- Shqiptarë islamistë
- Shqiptarë ateistë
- Shqiptarë pro martesave të gjinisë së njëjtë (Mimoza e udhëheq grupin e deputetëve të VV, vëllait të saj ia pranojnë martesën e gjinisë së njëjtë, e të tjerëve nuk ua pranojnë)
- Shqiptarë tradicionalë
- Shqiptarë të popullit të Vetëvendosjes
Asnjë armik nuk i ka ndarë shqiptarët kaq shumë – as Serbia.
Serbia i ndan shqiptarët në shqiptarë të Shqipërisë” (që për Serbinë janë të pranueshëm), dhe “shqiptarë të Kosovës” (që për Serbinë janë të papranueshëm”.
Strategjinë e Aleksandër Vuçiqit “Përçaj e sundo” e ka zbatuar vullnetarisht Edi Rama, i cili e thellon ndarjen mes shqiptarëve, ku me ditë pse…ndoshta për t’u dukur modern, ose për t’ia zbutur zemrën Aleksandër Vuçiqit, ose s’ka “zemër” vet ose paguhet për atë punë…!.
Albin Kurti po bën edhe nën-ndarje të shqiptarëve;
E do tradhtinë – por e urren tradhtarin (si Cezari); e do Drejtësinë, por pushteti i tij punon kundër sistemit të Drejtësisë…
Albin Kurti po provon t’i përçajë edhe prindërit, të cilët i motivon të çohen kundër grevistëve dhe të bëhen kërrsh mes vete.
Në këtë mënyrë, mendon se i dobëson “forcat armike”, dhe e “parandalon revolucionin”.
Shqiptarët i ka bashkuar Ibrahim Rugova dhe UÇK-ja.
Shqiptarët i ka ndarë në Jug e Veri – Sali Berisha,
Edi Rama dhe Albin Kurti.
Prandaj, askush nuk i merr seriozisht shqiptarët, se jo që shqiptarëve u ka ndodhur ndarja, por po u ndodh edhe nëndarja, përçarja është aq e madhe sa që nuk kemi “nevojë” për armik të jashtëm, shqiptarët kujdesen ta shkatërrojnë vetveten.
Albin Kurti, përveç strategjisë famëkeqe “Përçaj e sundo”, e shfrytëzon dhe metodën manipulative “nxehtë-ftohtë”, pra kalon nga një ekstrem në tjetrin – jonatyrshëm, pa proces, pa asnjë shpjegim.
Shqiptarët janë të hutuar, gjithçka është e paqartë.
Për shembull – 1:
– Si bën që papritur, në verë, ndërpritet rryma në krejt Kosovën (përveç në Veri, kuptohet), dhe paralajmërohet dimër i vështirë, i tmerrshëm dhe në terr.
– Pastaj, krejt papritur vetvetiu “zhduket” problemi i rrymës, dhe pas disa ditësh nga njëri ekstrem (pa rrymë) kalojmë në ekstremin tjetër (non-stop me rrymë).
Për shembull – 2:
– Albin Kurti thotë: Nuk ka paga për grevistët sepse e ndalon Ligji.
– Pastaj, pas tri ditësh kalon në ekstremin tjetër: ka paga për grevistët edhe pse e ndalon ligji.
(Shënim: serbët e Rojave të Urës (përgjegjës për përndjekjen e shqiptarëve nga Veriu- përfshirë mua), marrin rroga nga qeveria Kurti, për kontributin e tyre në përndjekjen, vrasjen, plagosjen, spastrimin etnik, dhunimin dhe plaçkitjen e shqiptarëve.
“Rojat e Urës” nuk dalin në punë dhe paguhen, kurse shqiptarët përndiqen nga policia civile dhe sekrete e Albin Kurtit nëpër Institucone.
Përdoren edhe kamerat (ilegalisht) për të spiunuar zyrtarët dhe për t’i shikuar gratë nën fustan çfarë kanë veshur.
Të vetmit shqiptarë që ende u pëlqen që janë ndarë nga shqiptarët e tjerë kanë mbetur shqiptarët e diasporës.
Atyre ende u duket “i mirë” Albin Kurti, sepse nuk kanë nevojë për të, nuk varen prej tij.
Por ama, shqiptarët janë mendjemëdhenj, secili shah n’vete, është shumë zor t’i sundosh.
Strategjia “Përçaj e sundo” nuk vlen për shqiptarët.
Për t’i sunduar nuk mjafton t’i përçash.
Ka diçka në gjenet e shqiptarëve që e urrejnë me shpirt sundimtarin dhe poshtërimin.
Kjo ka ndodhur sherri i luftërave të gjata dhe pushtimit.
Shqiptari është dyshues, e ka zor ta shikojë me sy miqëor udhëheqësin, qoftë shqiptari më i mirë ai udhëheqës.
– Shqiptari e ka ditur se do ta rrahin e burgosin policia serbe – por e ka bërë dasmën me flamur kombëtar;
– Bajrakut i janë dridhur këmbët, e kanë lëshuar këmbët, por flamurin nga dora s’e ka lëshuar, se ka qenë turp të jesh frikacak.
– Shqiptari e ka ditur se policia serbe do të hynë në redaksi dhe do t’i marrin kompjuterët dhe do t’i përgjakin e arrestojnë redaktorët – por ka vazhduar punën me hundtë gjak që pikin në letrat e bardha të lajmeve.
– Poetët e kanë ditur se vjershat e tyre do të dënohen nga policia serbe, por kanë shkruar këngë kundër armikut me vetëdije të plotë se do ta paguajnë me jetë..
– Të gjithë shqiptarët e kanë ditur se do të rrahen, do të burgosen, do të vriten, do të zhduken nga pushtuesi serb, por….nuk janë zmbrapsur. Kanë kërkuar Liri derisa e kanë “gjetur”.
E sot, sot njëfarë Albin Kurti kujton se është më i zi se pushtuesi serb, se do të arrijë t’i ndajë shqiptarët, në fillim duke ua bërë punën të rrahen mes vete…e nga dhuna fizike mund të vie vdekja, vrasja, me dashje a pa dashje…
Tregimi i shqiptarëve është i shkruar me gjak. Prandaj, duhet të jesh idiot i madh si kryeminitri të kujtosh se nuk po “shihesh” prej aeroplanit që e vetmja armë që i ka mbetur në dorë është “t’i përçajë shqiptarët”.
P.S. Një zingjir është ai që na mban të lidhur – dashuria ndaj jetës!
– Letra Lucilit – Seneka.