Dosja e “Nick Muzin”, për të cilën është hetuar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të hetohet një ditë nga FBI në Tiranë, kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.
“Mister brava është deputeti i vetëm që është me dosje kombëtare dhe ndërkombëtare nga të cilat e siguroj që nuk do të dalë dot me gjithë mbështetjen e fuqishme që ka nga pengmarrësit e tij, sepse dosja Nick Muzin, ajo mbyllet këtu por nuk mbyllet në vendin e madh të lirisë. Atë, FBI do ta hapë në kohën e duhur. Dosja Nick Muzin në Shqipëri në të cilën Lulzim brava po hetohej në larje parash u mbyll nga Edi Rama. Nuk mbyllet ajo dosje sepse ka firmosur vetëm njëri prokuror, s’ka firmosur tjetri”.
Ish-kryeministri ka vijuar akuzat ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashën për projektin e Portit të Durrësit, për të cilin Sali Berisha thotë se do të përdoret për pastrim parash.
“Afera e tmerrshme e Portit të Durrësit e ndjek dhe do ta ndjekë Lulzim bravën aq sa do të ndjekë Edi Ramën. Porti i Durrësit që u paraqit në fillim se do jetë kompania Emaar, zbuloi qartësisht aleancën e bazuar në krimin dhe drogën të Edi Ramës dhe Lulzim bravës. Lulzim brava rezulton se menaxheri i kompanisë familjare ishte njëkohësisht menaxher i kompanisë së Emaarit në Shqipëri. Lulzim brava me zëdhënës të tij i ka bërë thirrje Edi Ramës që ta zgjidhë këtë problem me opozitën. Dhe së fundmi një emërim i përbashkët, drejtori i kufirit të Portit të Durrësit është ish-drejtori i policisë të Xibrakës, është Nallbati i famshëm, por është dhe gjysmë baxhanak shumë i dashur i Lulzim bravës”, u shpreh Sali Berisha pwr Klan News. /tvklan.al/