Berberi nga Mitrovica Riad Sinani ka arritur t’i mbledhë 1769 euro për t’i dalë në ndihmë vogëlushit Joel Qarkaj, që është i prekur nga tumori në kokë.
Kujtojmë se Sinani lokalin e berberit e ka hapur të dielën vetëm sa për të grumbulluar të holla për vogëloshin në fjalë.
Televizioni ka kontaktuar edhe me prindërit e Joelit, që të njëjtit së bashku me të birin ndodhen në Turqi dhe sipas tyre, kostoja fillestare prej 30 mijë eurosh është siguruar.