Gazetari Berat Buzhala, ka publikuar një dokument ku e vetmja kërkesë që i bëhej atëkohë Gjergj Dedajt, si ambasador, ishte që Prindon Sadriut t’i mundësohej shfrytëzimi i karburanteve, shkruan Reporteri.net.
“Me kërkesë të diplomatit tonë z.Prindon Sadriu, kërkojmë nga ju t’i ofroni mundësinë e shfrytëzimit të karburantit për z.Sadriu përmes procedurave të Ambasadës, deri në gjetjen e banesës për akomodim. Kjo kërkesë është bazuar për shkak të marrjes kohë për procedura për marrjen e banesës”, thuhej në kërkesë.
Kjo kërkesë është bërë më 2 mars 2020, nga Zyra e Sekretarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, tek ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, një muaj pasi në pushtet erdhi Qeveria Kurti 1, atëkohë kur presidentja aktuale Vjosa Osmani, ishte kryetare e Kuvendit të Kosovës.