Drejtuesi i portalit Nacionale, Berat Buzhala, ka paralajmëruar intervistë ekskluzive me ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prej vitit 2020 gjendet në burgun e Hagës për shkak të akuzave të Gjykatës Speciale.
Buzhala thotë se intervista është aprovuar, duke lënë të nënkuptohet se ka marrë miratim nga Gjykata Speciale për realizimin e kësaj interviste.
Postimi i Berat Buzhalës:
Tashme eshte e aprovuar, pas disa muajsh email’a dhe marreveshje, kete jave pritet ta keni intervisten me Presidentin Thaci.
E para e tij prej kur eshte arrestuar. Eksplozive dhe ekskluzive.