GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Beogradi s’i jep leje festivalit “Mirëdita – dobar dan”

15/06/2024
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit:3 mins read
Beogradi s’i jep leje festivalit “Mirëdita – dobar dan”
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Autoritetit të Përkohshëm të Qytetit të Beogradit, Aleksandar Shapiq, tha se përderisa ai është në krye të kryeqytetit serb, qyteti i Beogradit nuk do të japë asnjë lloj pëlqimi për mbajtjen e “Mirdita” dhe se të gjitha hapësirat që do të mund të shfrytëzohen do të jenë ekskluzivisht private, njoftoi “Beoinfo”, transmeton “Danas”.

Ai tha se është “shprehimisht” kundër mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan” i cili prej vitesh, siç thotë ai, “falsifikon dhe ndryshon drejtpërdrejt historinë përmes promovimit të të ashtuquajturës trashëgimi kulturore të Kosovës, duke përjashtuar faktin që ajo është serbe”, siç thotë ai, “me të cilën organizatorët e këtij festivali vënë në dyshim sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë”.

Shapiq po ashtu ka thënë, siç është raportuar, se organizatorët kësaj radhe kanë shkuar një hap më tej dhe kanë caktuar të njëjtin festival në Vidovdan, më 28 qershor.

“Gjatë gjithë kohës, nën mbulesën e aktiviteteve kulturore, ata vënë në dyshim trashëgiminë kulturore dhe historike të Serbisë dhe popullit tonë. Në të njëjtën kohë, vetëm pak muaj më parë, autoritetet e Prishtinës nuk e lejuan aktorin tonë Nenad Jezdiq të interpretojë monodramën ‘Libri i Milutinit’ në territorin e Kosovës, në territorin e vendit tonë dhe ne duhet të mbyllim sytë për këtë dhe t’i mirëpresim ndoshta këtu me ‘duartrokitje’ e madje edhe t’i ndihmojmë që ata të mbajnë festivalin e tyre në Beograd, duke rrezikuar identitetin dhe trashëgiminë kulturore të popullit serb”, tha Shapiq, sipas njoftimit.

“Jam kategorikisht kundër mbajtjes së festivalit ‘Mirdita, dobar dan’, i cili prej vitesh po falsifikon dhe ndryshon drejtpërdrejt historinë përmes promovimit të të ashtuquajturës trashëgimi kulturore të Kosovës, duke përjashtuar faktin se ato janë serbe, me të cilin organizatorët i këtij festivali vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë”, citohet të ketë thënë presidenti i autoritetit të përkohshëm të qytetit të Beogradit, Aleksandar Shapiq.

Ai tha gjithashtu se përderisa është në krye të kryeqytetit serb, qyteti i Beogradit nuk do të japë asnjë lloj pëlqimi për zhvillimin e “Mirditës”, dhe të gjitha hapësirat që mund të përdorin do të jenë ekskluzivisht private.

“Ne si Administratë e Qytetit nuk kemi mundësi ligjore t’i ndalojmë, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që asgjë që ka të bëjë me Qytetin e Beogradit të jetë në shërbim të tyre. Ftoj gjithashtu Qeverinë e Republikës së Serbisë që të mendojë mirë nëse manifestime të tilla duhet të lejohen në Serbi, sepse ato dëmtojnë drejtpërdrejt rendin tonë kushtetues dhe juridik”, tha ai në një deklaratë.

“Festivale të tilla, nën petkun e promovimit të skenës bashkëkohore kulturore të Prishtinës, mbajnë panele, ekspozita dhe debate në mes të Beogradit, ku shpjegohet se pse është mirë që e ashtuquajtura Kosovë bëhet anëtare e UNESCO-s dhe se monumentet serbe të Kosovës në fakt nuk janë serbe, por janë pjesë e ‘trashëgimisë kulturore të Kosovës’, dhe se ‘politika po përpiqet ta ndajë atë trashëgimi sipas kombësisë’. Në mënyrë perfide, përmes derës së pasme, po tentojnë të prezantojnë dhe promovojnë konceptin politik të ‘trashëgimisë kulturore të Kosovës’, pra shqipërimin e trashëgimisë serbe në Kosovë e Metohi përmes përpjekjes për të ndërtuar një trashëgimi kulturore kolektive. Qyteti i Beogradit nuk do të marrë pjesë në këtë’, përfundoi Shapiq

Festivali “Mirdita, dobar dan” është dashur të mbahet në Beograd nga 27 deri më 29 qershor, njoftoi më herët Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, e cila është një nga organizatorët. Festivali mbahet që nga viti 2014.

Tags: Beograd
ShareTweetShare
Previous Post

Shënon Zvicra

Next Post

​Komuna e Deçanit nderon me çmimin “Qytetar Nderi” neurokirurgun Mentor Petrela

Next Post
​Komuna e Deçanit nderon me çmimin “Qytetar Nderi” neurokirurgun Mentor Petrela

​Komuna e Deçanit nderon me çmimin “Qytetar Nderi” neurokirurgun Mentor Petrela

Lajmet e fundit

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

23/05/2025
Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

23/05/2025
CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.