Grupe të shumta tifozësh, “Grobari”, “Cigani” etj kanë vërshuar mbrëmë rrugët e Beogradit me thirrje kundër shqiptarëve, madje duke kërkuar vuajtjen e tyre.
Zonat të cilat janë frekuentuar nga këto grupe, ku disa nga ta ishin edhe të maskuar kanë krijuar tension ndërsa janë parë edhe forca të shtuara policore.
KosovaPress mëson se njëri nga folësit i cili ishte edhe i maskuar u prezantua të jetë serb nga Graçanica.
“Kur të kthehet ushtria (serbe) në Kosovë, secili shqiptar do të vuajë”, është vetëm njëra prej thirrjeve të qindra pjesëtarëve të këtyre grupeve të tifozëve, të cilët kanë brohoritur mbrëmë rrugëve të kryeqytetit të Serbisë për më shumë se 30 minuta.
Nuk dihet nëse forcat policore kanë ndaluar ndonjë person.