Futbollisti francez, Karim Benzema e fitoi së fundmi me plotë meritë “Topin e Artë”.
Me këtë rast, sulmuesi i Real Madridit doli për herë të parë në publik me të dashurën e tij të re, Jordan Ozun.
Dyshja e mbajti të fshehtë lidhjen e tyre për një kohë të gjatë.
Mediat spanjolle kanë bërë me dije se Ozun është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë me francezin.
Ky do të ishte fëmija i tretë i francezit, i cili ka edhe një djalë – Ibrahimin – dhe një vazjë – Melia – nga lidhjet e mëhershme.