Beniada Nishani është nga personazhet më simpatike të showbizit shqiptar.
Modelja e njohur prej kohësh ushtron edhe rolin e moderatores duke qenë pranë shikuesve çdo javë, por si duket nuk do të ndalet me kaq.
Beniadën do ta shohim së shpejti edhe si këngëtare.
Kjo u bë e ditur nga këngëtarja Arinda Gjoni, e cila zbuloi se ka miqësi prej 10 vitesh me Beniadën, e se kanë menduar të vijnë së bashku me një bashkëpunim.
Sipas Arindës, Beniada ka vesh për muzikë, e në projektin e tyre do të përshtatet shumë mirë.
“E kemi menduar para 2-3 vitesh. Ka vesh muzike, do ta marr në një bashkëpunim, do jetë këngë e lezetshme. Beniada do përshtatet shumë mirë”-tha Arinda.