Anëtari i Kryesisë së LVV-së, ka fajësuar PDK-së e LDK-në lirimin e serbëve të arrestuar në veri.
“Tajimë Pdk-së dhe LDK-së i ka mbetur të përdorë prokurorinë dhe dhe gjyqësorin si ushtarët e fundit për me pengu qeverinë. Këto kanë marrë për detyrë të lirojnë këdo që arreston policia. Dhe nuk bën përjashtim në praktikën e tyre as krimineli i bandave serbe në veri, as krimineli që ka shpërdoruar detyrën shtetërore, as ai që ka prekur sovranitetin e institucionit”, ka shkruar Hoxha.
Hoxha gjithashtu i ka kritikuar partitë opozitare edhe për nismën e tyre për të dërguar në gjykatën Kushtetuese ligjin për pagën minimale.
“Shto edhe punën e parlamentarëve të PLASit. Këta kanë vetëm një detyrë: të bllokojnë në Gjykatë Kushtetuese çdo nismë ligjore, qoftë ligj pagash, por edhe nismë që ka të bëjë para së gjithash me vetingun dhe hetimin e korrupsionit. Gjykata Kushtetuese e njeh vetë misionin e saj nga e shkuara. Ajo duhet t’i mbajë çështjet sa më gjatë pa përgjigje”, ka shkruar Hoxha.,