Bekim Jashari ka reaguar për banerin e vendosur në Skenderaj me rastin e 14 vetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku e kanë gabu emrin e Adem Jasharit.
Statusi i tij :
Sapo më dërguan këtë foto, në të cilën shihet se si pushteti aktual si organizator i aktiviteteve për shënimin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në banerat e vendosur në qytet, e shkruan gabim emrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
E kuptoj që shtypjen e materialeve e bëjnë individ apo kompani të caktuara mirëpo asnjëherë nuk duhet lejuar që të na ikin gabime të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla dhe figura historike si ajo e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Gabimet e tilla nder të tjerash shpërfaqin interesimin e pushtetit aktual për historinë dhe trajtimin ndaj atyre që dhanë gjithçka për Ne dhe Lirinë që sot po e gëzojmë.
Me këtë rast më e pakta që do të duhej të bënin ata që sot udhëheqin me Skenderajn do të ishte kërkim falja dhe ndërrimi sa më i shpejtë i atyre materialeve fyese.
/Gazeta Papirus/