Bekim Jashari, kryetari në largim i Komunës së Skenderajt, ka treguar se si PDK-ja në zgjedhjet lokale të 2017 e vendosën atë si pretendent të përshtatshëm, pasi njerëzit e partisë nuk po arrinin të pajtoheshin për postin e kryetarit.
Në emisionin “Kallxo Përnime” Bekim Jashari tha se mospajtimet nisën kryesisht pasi Sami Lushtaku nuk po pajtohej që kandidat të ishte Nuredin Lushtaku, por dikush tjetër. Pas kësaj, ai tha se ish-lideri Kadri Veseli propozoi Bekim Jasharin për kandidat.
“Në 2017-ën përveç kërkesave të qytetarëve, ishin edhe shqetësimet përbrenda PDK-së. Ata ishin shokë të paraluftës e luftës – Nuredini dhe Samiu. Nuk ka qenë direkte nga Samiu, në fillim, por më vonë, pasi ka qenë nga lideri Kadri Veseli, për të dalë nga ajo krizë. Kërkesat që me hy në PDK kanë qenë që nga paslufta edhe tek anëtarët e familjes tonë. Në kohën kur është diskutu çështja e kandidatit, Sami Lushtaku ka qenë në burg. Pastaj doli nga burgu, ndryshuan rrethanat. Njëherë tha nuk kam ambicie, pastaj iu shtuan dhe erdhën deri te mosmarrëveshjet brenda për brenda që më involuan mua në mes. Si zgjidhje ka qenë kërkesë e Kadriut që “as ti, as ti” por Bekimi. E kanë ditë që Bekimi nuk hyn me parti, por si i pavarur”, tha Jashari.
Ramadani, e cilësoi Ramabajën si përçarës dhe i vonuar, i cili ishte “luftëtar” i kafiqave të Cyrihut në Zvicër dhe se tash po konteston autoritetin e udhëheqësve të UÇK-së.
Shkrimi i plotë:
Momentalisht ne Pressing kemi njerin nga udheheqesit e UÇK-se dhe dy luftetare te UÇK-se. Pastaj kemi Sadri Ramabajen, nje “luftetar” i kafeneve te Cyrihut te Zvicres, nje frikacak i cili per shkak qe ka humbur shansin jetesor per t’u bere pjese e UÇK-se, konteston autoritetin e udheheqesve te saj. Ani tha “kam ba kerkese per me iu bashku UÇK-se”. Qysh po doket hala eshte tu e prite pergjigjen. Markez ia ka kushtu edhe nje liber ketij: “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë”. Karikature. I vonuar. Perçares.