Bekim Jasharit, duket se profesionistët e komunës së Skenderajt, nuk ia kanë mbushë syrin, prandaj ka vendosur që të punoj me njerëz që vijnë nga qytetet tjera.
Kështu që kryetari i Skënderajt, ka kohë që angazhuar në pozitën e drejtorit të Bujqësisë, një qytetar të Prishtinës.
Fjala është për Sokol Sallahun, i lindur dhe i rritur në kryeqytetin e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Në biografinë e tij në faqen zyrtare të Komunës, shkruan se Sallahu ka lindur është rritur dhe jeton në Prishtinë, ndërkohë punon në Skënderaj si udhëheqës i Drejtorisë për Bujqësi.