Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu e ka quajtur të turpshme mbylljen e sotme të punimeve të seancës së Kuvendit.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se kjo u bë në mënyrë të qëllimshme nga ana e pushtetit, në mënyrë që tu ikin skandaleve të Qeverisë.
Ai në fund ka thënë se burgu po e pret Qeverinë.
“Mbyllja e punimeve të Kuvendit në mënyrën me të turpshme. Vet pozita e bojkoton seancën duke u munduar t’i shmanget skandaleve të Qeverisë. Klani Zdravo, sesionin mund ta mbyllin, por hajnin nuk mund ta mbulojnë me mosmbajtje të seancës. Hajna Zdravo, Burgu i Dyzi po ju pret”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.